1 për krejt – krejt për 1

13 Prill, 2020

Share on

Në ditë të tilla, është shumë e rëndësishme për secilin nga ne të kontribuojmë në përmirësimin e shëndetit tonë dhe të tjerëve. KUSA në bashkëpunim me organizata të tjera partnere ka realizuar videon “1 për krejt – krejt për 1”.

Qëllimi kryesor i kësaj nisme është ngritja e vetëdijes publike për të qëndruar në shtëpi, shfrytëzimin e kohës për të mirën tonë, dhe mbi të gjitha parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në video të cilët na mundësuan të përçojmë mesazhin për të qëndruar në shtëpi, organizatava pjesëmarrëse në kampanjë, si dhe një falënderim të posaçëm për ekipin e GjirafaVideo që mundësuan realizim e saj.